Diten e djeshme Einxhel Shkira konfirmoi shtatezanine e saj me ane te nje postimi ne Instagram.
Teksa ndau nje video emocionuese me barkun e saj te rrumbullakosur dhe partnerin Dj.Dagz ne krah, Einxhel shkroi keto fjale te embla:
“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete… Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re… Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore… Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla...”
Pas ndarjes se ketij lajmi, urimet per ciftin dhe per bebin e ardhshem ishin te shumta e duket se Dagz me Einxhel jane shume entuziast per faktin se së shpejti do te behen prinder.
Pak minuta me pare ata kane ndare nje tjeter video te embel me ndjekesit, ku Dj.Dagz shihet t’i preke barkun Einxhelit teksa ka shkruar: “Je filmi yne i preferuar, mund te te shohim perjetesisht”