Diten e djeshme nje autobus teksa ishte duke udhetuar per Kosove, fatkeqesisht pesoi nje aksident tragjik ku humben jeten 10 Kosovare.
Mes 10 udhëtarëve që humbën jetën dje nga aksidenti në Kroaci, është dhe e reja, Anjeza Bellanica nga komuna e Rahovecit.
Daja i vajzën së ndjerës, Leotrim Hoxhaj ka shkruar një mesazh prekës për ndarjen e parakohshme nga jeta të mbesës së tij.
“Sa me padurim presim të vin në vendlindjen e tyre gurbetqarët ashtu si edhe ti i numërove ditët për me ardh te ne.
E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na than për ty. Sot në çdo lajm e në çdo familje është fol për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Koraci por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti.
Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu që sdo të shoh më. Të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë Anjeza mbesa e dajës” shkruan ai.
Një tjetër familjar i vajzës ka bërë një tjetër dedikim rrënqethës.
“Anjezë, Krusha t’ka prit me i pri valles e me ia hijeshu dasmat edhe k’saj vere, me ta ndje aromën që prej mallit shpesh andrrash t’kanë ardh shpija ku u linde e rrugët kah ke ecë me shoqe t’shkollës…Anjezë motër, Krusha t’ka prit me iu g’zu sukseseve tua e kur nuse t’ishe ba me t’përcjell si nanë madhe e me t’puth n’mes t’ballit, uratën tuj ta dhanë…
Anjezë bijë, t’u pre rruga e malli t’mbeti përgjithmonë i pashuar për njerëzit e zemrës. Anjezë vajzë malli, “gjatë” ke me pushu n’Krushë e ajo përjetësisht ka me t’përqafue n’krahërorin e saj mbushun dhembje bash si nana f’mijën e saj. Anjezë lule e bukur, Krushës ja hape dhe një plagë të madhe e neve na e trande shpirtin e kambt na i ke k’put. Anjezë, shpirti t’pushoftë n’parajsë e familjes Zoti u dhëntë forcë me u përballë me jetën pa ty” mbyllet postimi i Blerta Gashit.
Nëntë pasagjerë dhe shoferi i dytë i autobusit nuk arritën që të mbijetonin, ndërsa 42 u lënduan, 15 janë në gjendje më të rëndë për jetën, ndërsa 15 janë akomoduar nga autoritetet kroate.
Burimi: /iconstyle