“Thone që kur ke gjetur personin e duhur, sytë shkëlqejnë ndryshe” – Çfarë po përpiqet të na tregojë Sindi

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, ka realizuar së fundmi një set fotografik ku shfaqet e kuruar në çdo detaj.

Në fotot në fjalë, ajo mban veshur një fustan të bardhë nusërie dhe kurorë në kokë. Sindi ka zgjedhur që në profilin e saj në “Instagram” të publikojë disa poza, të cilat i ka bërë bardh e zi.

Ndërkohë bashkëngjitur me njërën prej fotove, ish-konkurrentja shkruan diçka që u ka marrë vëmendjen menjëherë të gjithëve.

“Thonë që kur ke gjetur personin e duhur, sytë shkëlqejnë ndryshe”, shkruan Sindi.

Jo vetëm kaq, ajo më pas shkruan: “Do të harroj që ti ke ekzistuar ndonjëherë! Game over”.

Ndërkohë kujtojmë se në programin e dashurisë “Për’puthen”, ish-konkurrentja ka zhvilluar takime të shumta. Madje fansat e saj menduan se ajo do të dilte çift me Muratin.

Por ky i fundit vendosi që të hiqte dorë nga ajo kur në program hyri Ola, me të cilën doli nga programi i lidhur.