Adrola Dushi ishte e ftuar sot në emisionin “Pushime On Top”, ku foli gjerë e gjatë për jetën e saj private. Prej shumë vitesh, modelja shqiptare është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, një histori që nuk ka qenë aspak e lehtë për të.
Sot ajo është nënë e një djali të quajtur Troi dhe ndarjen me të atin ja ka shpjeguar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme.
“Përgjigja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”, u shpreh Adrola.