Pas shume vitesh ‘pushim’, televizioni Top Channel lajmeroi se emisioni i famshem dhe nje nga me te ndjekurit nder vite do te rifilloje serish kete tetor, por qe sigurisht me shume ndryshme, duke permendur ketu se konkurrentet nuk do jene me persona te panjohur, por persona te ashtu quajtur “VIP.
Deri me tani te vetmet gjera qe jane konfirmuar dhe dihen me siguri jane emri i emisionit ( BIG BROTHER VIP ), si dhe moderatorja, pra Arbana Osmani.
Perpos ketyre eshte perfolur shume se kush do jene konkurrente te ketij edicioni. Mes shume emrave te permendur nga showbizi vendit, me shume i perfolur ka qene ai i moderatores sportive, Hygerta Sako.
U perfol shume dhe madje plot media e konfirmuan me siguri se nje nder konkurrentet e pare qe do hyjne ne shtepine e Big Brother VIP, eshte Hygerta.
Por, mesa duket edhe ‘thashetheme’ u erdhi fundi. Moderatorja ka vendosur te reagoje vete ne lidhje me kete teme, duke treguar njehere e mire nese do jete pjese BB-ViP.
Ishte komenti i nje ndjekesi ai qe nxiti gjithcka, duke iu shprehur moderatores se a eshte gati per tu bashkuar ne BB-Vip.
Nuk ka vonuar shume reagimi i Hygerta Sakos, ku edhe pse ia kthen pergjigjen ne forme humori ndjekesit, perseri pergjigja e saj e mbyll “kapitullin” e ketij lajmi.
“Mjafton një përfaqësues i fisit, dy bëhen tepër o kusho”, u shpreh moderatorja duke hedhur poshtë të gjitha zërat dhe lënë të kuptohet se ajo nuk do te jete pjese e ketij reality show