Loredana dhe Mozzik i kanë ndarë rrugët qysh në vitin 2021, ama vajza e tyre Hana është lidhja e tyre e përhershme e cila i bën bashkë edhe për ditëlindjet e saj.
Mirëpo, që pas ndarjes dyshja nuk i kanë kursyer thumbat nëpër rrjetet sociale, madje shpesh kanë etiketuar njëri tjetrin se nuk janë prindërit perfekt për të voglën e tyre.
Kujtojmë se pak kohë më parë Loredana u shpreh se Mozzik zgjodhi paratë para vajzës së tyre, ndërsa në këngën dedikuar Hanës, Mozzik shprehej me anë të tekstit se do t’i tregojë çdo gjë vajzës së tij kur ajo të rritet.
Së fundmi, reperi e ka rikthyer në vëmendje këtë çështje me Loredanën tek ka postuar një kuotë ku thumbon Loredanën por që më pas e ka fshirë.
‘Unë mund të jem shumë gjëra, por një baba i keq nuk do të jem kurrë një prej tyre”, tha Mozzik.