Një deklaratë e Tea Trifonit teksa ishte pjesë e panelit të “Më lër të flas” trazoi rrjetin pak më parë.
Ajo u shpreh se është kërcënuar nga Kiara dhe një i afërmi i saj, bashkëshorti i tezes, teksa po largohej nga një prej spektakleve të BBV ku ishte prezente.
Tea tregoi se i afërmi i moderatores i ishte drejtuar me fjalët “do të marr zvarrë, do të vras” e kjo për shkak të përplasjes që ajo pati me Kiarën në Prime.
Kjo deklaratë e saj shokoi gjithë pjestarët e tjerë të panelit duke përfshirë këtu edhe dy moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj.
E ftuara e rradhës në programin e tyre ishte pikërisht Kiara Tito dhe ata e pyetën për këtë akuzë të Teas.
Mirëpo, Kiara e mohoi se mund të ketë ndodhur diçka e tillë tek shtoi se Tea mund t’a këtë bërë këtë deklaratë për të marrë vëmendje.