Gjatë spektaklit të djeshëm në “Big Brother VIP” opinionistët u ndeshën me debate dhe akuza të shumta nga disa banorë të shtëpisë.
Sipas Luizit, Kiarës dhe Efit dy opinionistët janë duke u ushtruar presion të vazhdueshëm dhe e kanë kthyer në personale me ta.
Në një moment gjatë debatit, Efi i përmendi Zhaklinës një prapaskenë që kishte ndodhur mes tyre, duke i thënë se ndryshe sillet në spektakël dhe ndryshe kur është pas kamerave, duke u bazuar këtu tek episodi i ndodhur mes tyre.
Mirëpo, çfarë ka ndodhur mes dy vajzave në prapaskenë?
Këtë e bëri të ditur shoqja e Efit tek publikoi bisedat private me të, ku i fliste pikërisht për përplasjen me Zhaklinën.
Në këto mesazhe Efi shkruante se opinionistja i ishte afruar në fytyrë duke i ulëritur dhe i kishte thënë se është suportuese e dhunës.
“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbytur në dru”, ka shkruar Efi ndër të tjera.
Nga ana tjetër, Zhaklina e mohoi se mund të kishte diçka personale me Efin apo me banorët e tjerë, por shpreh opinionin e saj të lirë ashtu siç ajo e mendon. /Lokimagazine.com