14 vite me pare, Noizy ka ofenduar ne nje prej kengeve te tij kengetaren e njohur, Elvana Gjaten. Arsyeja pse coi Noizyn ne kete vendim ishte per shkak se Elvana asokohe ka qene pjese e grupit “BabaStars”.
Dyshja pati nje hatermbetje te dukshme e cila zgjati per nje kohe te gjate. Mirepo, se fundmi ne nje interviste ka folur pikerisht Noizy per kete teme ku shprehu pendim per ate ofendim ndaj Elvanes.
Madje, ai theksoi se mes tij dhe Elvanes tashme gjerat jane sqaruar.
“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”, tha reperi.
Ata tashmë janë kthyer në miq dhe kolegë shumë të mirë. Kjo u konfirmua edhe nga veprimi i fundit i Elvana Gjatës, që erdhi fill pas koncertit të Noiz-t, “Alpha Show”, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme.
Me anë të një postimi në Instastory Elvana shkruan:
“Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!”.
Më pas Noizy e ka ripostuar story-n, ku e ka cilësuar Elvana Gjatën si “ikonë.”