Tha se marrëdhënia e tyre nuk do të zgjaste, Ilir Shaqiri reagon pas lajmit të shtatzanisë së Einxhelit

Mes urimeve të shumtë për shtatzaninë e Einxhel, një ndër personazhet që ka reaguar ishte edhe Ilir Shaqiri.

Ai do të mbahet mend pasi në fillimet e tyre, ai akuzoi Einxhel dhe Dagz se marrëdhënia e tyre nuk ishte e vërtetë dhe se nuk do të zgjaste për shumë kohë.

Pas konfirmit të shtatzanisë, poshtë postimit të Einxhel ai ka komentuar:

“I tejkaluat parashikimet, bravo ju qoftë”, duke shuar tanimë çdo dyshim se çifti jo vetëm kanë ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme, por sot janë më të lumtur se kurrë.