Përgjigjet e Kristit në dhomën e rrëfimit nëse lidhja e tij jashtë është mbyllur plotësisht, duket se nuk e kanë bindur Sabianin.
Këngëtari e ka treguar disa herë me anë të postimeve në rrjetet sociale se nuk është fort dakort për lidhjen e tij me Keisin, gjë që e tregoi edhe pak më parë.
Pasi Kristi pohoi se është i gatshëm për një lidhje brenda shtëpisë dhe se jashtë nuk do të shkaktohen probleme, Sabiani ripostoi një shkrim në InstaStory ku tregoi se nuk i beson fjalët e Kristit.
Sipas tij, lidhja jashtë është ende e hapur dhe se ato çka u thanë në dhomën e rrëfimit janë vetëm gënjeshtra.
Nga ana tjetër, pak minuta më parë ka reaguar dhe ish partnerja e Kristit, Zaza, e cila e demaskoi hapur duke publikuar mesazhet private me të.