Tha se është kërcënuar nga Kiara dhe i afërmi i saj, Luizi ka dy fjalë për Tean!

Deklarata e Teas pak ditë më parë në lidhje me një kërcënim që kishte marrë nga Kiara dhe një i afërm i saj, krijoi jo pak bujë në mediat online dhe rrjetet sociale.

Ajo u shpreh se në dalje të studios së BBV, u kërcënua me jetë nga i afërmi i moderatores i cili sipas saj i është drejtuar me fjalët: “do të marr zvarrë, do të vras”.

Përsa i përket kësaj deklarate ka patur një reagim edhe nga Kiara e cila e mohoi kategorikisht dhe u shpreh se Tea mund t’a këtë bërë këtë deklaratë për vëmendje.

Një përgjigje nuk mungoi as nga ana e Luizit, i cili ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”.

Në mënyrë ironike, ai u shpreh se Tea kishte ngatërruar derën e komisariatit dhe kishte shkuar të bënte buzët.

https://www.instagram.com/reel/CsKFm_kNbxo/?igshid=NTc4MTIwNjQ2YQ==