Adriana Matoshi ka befasuar me look-un e saj në një dasmë ku ishte e pranishme.
Aktorja dhe deputetja e njohur u shfaq si gjithmonë e guximshme për të eksperimentuar me pamjen duke marrë vëmendjen me vetullat e saj rozë.
Mirëpo, Adriana zbuloi se fshihet një mesazh i fortë, pasi lidhet me muajin tetor, i cili njihet si muaj i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit.
“Muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit”, ka shkruar Adriana përmbi foton e saj.