Azem Halimi njihet nga publiku shqiptar si një nga djemtë konkurrent në programin e dashurisë, “Për’puthen”.
Me spunton e këtij programi, ai ka publikuar një film me metrazh të shkurtër që trajton një nga temat më delikate për shqiptarët, emigrimin.
Ky film është tashmë i publikuar në youtube me titullin “Temas”, premiera e të cilit u mbajt gushtin që lamë pas në Preshevë.
Filmi flet për jetën e një të riu, të detyruar të largohej nga vendlindja për shkak të kushteve politike, ekonomike, mohimit të origjinës, gjuhës, traditave. Largohet për të mos ju nështruar pushtuesit, duke lënë pas fëmijërinë, kujtimet dhe varret e të parëve. Pikërisht për këto kërkon të kthehet temas/ pas.
I gjendur para një realiteti të hidhur dhe aspak mikëpritës, mes njerëzve që e marrin për të çmendur, që nuk i besojnë dëshirës së tij për të qëndruar, para miqve që presin mundësinë e parë për tu larguar nga vendi, para dyerve të mbyllura, përballë të ardhmes së pa shpresë, nuk di si të veprojë.
Në intervistat e mëparshme Azemi ka treguar vështirësitë që pati hasur gjatë xhirimeve dhe premierës me institucionet serbe, por gjithsesi arriti ta realizonte në shtëpinë e kulturës ku pati shumë pjesmarrës.
Kujtojmë që filmi “Temas” është një projekt krejt personal, i financuar nga vetë Azemi për nder të vendit nga ai vjen, Luginës së Preshevës, të cilën e përfaqësoi dhe i dha zë në ekranet shqiptare.