Ish konkurrenti i “Perputhen”, Fation Kuqari, diten e sotme ishte i ftuar ne studion e njohur te Top Channel, “Shqiperia Live”, ku pervec karrieres u pyet dhe per jeten personale.
Por, nje nga pyetjet qe spikati ishte ajo ne lidhje me shokun e tij dhe Tea Trifonin, ku dhe ka folur përciptazi për marrëdhënien e tyre.
Ish-konkurrenti ka treguar se miqësia e përbashkët ka bërë që Tea të njihet me shokun e tij.
“Ishim bashkë, na prezantoi tavolina, ata u panë, u pëlqyen, ndërruan numrat dhe folën me njëri-tjetrin. Nuk kam ndërhyrë fare se nuk më pëlqen kjo gjë”, u shpreh ish-konkurrenti duke thënë se nuk e di nëse janë bashkë apo jo dhe nuk preferoi që të zgjatej më në lidhje me këtë temë.
Kujtojmë se më herët ajo ka folur për partnerin e saj në emisionin më të ri në “Top Channel” – “Goca dhe Gra”, ku bën pjesë ajo, bashkë me Fatmën, Olesian dhe Kristën.
“E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, tha Tea pa dhënë më tepër detaje.