Si opinioniste e “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari është kthyer në qendër të vëmendjes e shpesh ka treguar se ka një presion shumë të madh për shkak të opinioneve që jep për banorët.
Jo pak herë ajo ka folur për kërcënimet apo gjuhën e urrejtjes që merr çdo ditë, nga audienca që nuk është dakort me opinionet e saj.
Ndryshe nga të tjerët, Zhaklina është një prej atyre personazheve që komentuesve negativ ua kthen me të njëjtën monedhë.
Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku dëgjohen disa mesazhe zanore që Zhaklina ia ka dërguar një ndjekëseje, konkretisht një psikologe.
Duket se kjo e fundit i ka dërguar mesazhe të gjata Zhaklinës dhe ofendime për muaj me rradhë lidhur me qëndrimet dhe opinionet që ajo ka shprehur në program, ndaj kjo e fundit i ka kthyer një përgjigje të ashpër.
Në audio dëgjohet Zhaklina tek shprehet se fakti që një psikologe merret dhe ndjek “Big Brother” tregon një mungesë të madhe profesionalizmi.
Ajo gjithashtu thotë se të gjithë profesionistët që rrinë shohin BBV nëpër spitale dhe nuk kurojnë pacientët e tyre, do t’i bëjë publik pas përfundimit të programit.
Audio e plotë: