Hailey Bieber ka hedhur poshtë spekulimet për shtatzëninë dhe ka zbuluar se ka një kist ovarian. Modelja ka shpërndarë në Instastory një foto ku shfaqet para pasqyrës duke treguar barkun e saj.
26-vjeçarja ka ndarë me fansat gjendjen e saj, duke kërkuar të jetë e hapur dhe të shmangë thashethemet e padëshiruara.
Ndër të tjera ajo tregon se po kalon një periudhë të dhimbshme me trupin e saj por është s sigurtë që do t’ia dalë.
“Kam një kist në vezore sa një mollë. Unë nuk kam endometriozë ose PCOS (sindroma e vezores policistike) por kam marrë një kist ovarian disa herë dhe nuk është shaka. Nuk kam një bebe. Është e dhimbshme dhe shpesh më përzihet, ndjehem e fryrë. Gjithsesi… Jam e sigurt që shumë prej jush mund të më kuptojnë më shumë. Ne mund t’ja dalim.”
Kistet ovariale janë të zakonshme në të gjitha gratë të cilat kanë aktivitet menstrual. Zakonisht këto kiste eleminohen automatikisht pa mjekime. Një kist mund të bëhet problematik kur persiston, zmadhohet dhe bëhet i dhimbshëm.