“Te mbarojme ate qe nisem…”, moderatorja e njohur ne nje lidhje dashurie me Atdhe Xharavinen?!

Dy konkurrentët e “Kepi i Tundimeve”, Atdhe Xharavina dhe Erjola Doçi prej kohësh janë përfolur në rrjet për një lidhje.

Mes dyshes nuk kanë munguar ngacmimet dhe flirtimet gjatë reality-showt.

Atdheu, një një nga skena e show-t ka ndihmuar Erjolën të zhvishet, teksa më pas ka nuhatur rrobat e saj.

“Kur bëhet fjalë për gocat e kolme, sidomos për Erjolën…ka gjithë atë trup!”, është shprehur ai.

Erjola edhe pse ka shprehur pëlqimin për Atdheun, nga ana tjetër është treguar e hezituar.

Së fundmi në një lojë në “E diell” ajo zbuloi se nuk është në një lidhje me Atdheun.

Edhe pse i bëri të qarta ndjenjat e saj kjo nuk e pengoi atë t’i bënte atij një rreng, ku i shprehu pëlqimin dhe e ftoi në takim.

Atdhe si je? Më ka marrë malli shumë dhe doja të thoja se dua të vazhdojmë atë që lamë përgjysmë te Kepi!”- i tha ajo me anë të një mesazhi zanor.