Bora dhe Donaldi e kanë pranuar publikisht rikthimin e tyre dhe tani nuk fshihen më. Aktori e shoqëron partneren kudo, madje dhe në prapaskenën e “Dancing With the Stars”.
Së fundmi Bora ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga puntata e dytë e spektaklit, ku nuk ka munguar një foto me Donaldin.
Ajo shihet e kapur dorë për dore me aktorin.
Pas puntatës së djeshme të “DWTS”, Bora Zemani u komentua mjaft në rrjetet sociale për veshjen e saj.
Në foton e publikuar, u bë krahasimi i veshjes së djeshme të moderatores me këngëtaren e njohur Elvana Gjata, 15 vite me parë.