Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi që po qarkullonte prej javësh është konfirmuar nga çifti përmes një video të ëmbël ku Einxhel tregon barkun e rrumbullakosur.
“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla… ”, ka shkruar Einxhel.
Teksa të gjithë u fokusuam te moderatorja dhe dedikimi prekës që kishte shkruar sipër videos, ky është reagimi i Dagz.
Ai ka postuar një postim në Instagram Stories një foto ku shkruan: Falemiderit Zot!