Mbrëmjen e djeshme në “TV Klan” u transmetua puntata e rradhës së “Dance Albania” ku perpos një sërë surprizash, konkurrentja Luiza Gega kërkoi largimin nga emisioni ndërsa Igli Zarka u skualifikua.
Përpos konfliktit të Zarkes me Ilir Shaqirin, vëmendjen e morën dhe disa fjalë të Alketa Vejsiut.
Ajo tha se shumë drejtues të emisioneve në Tv Klan kanë bërë ankesa ndaj Orgesa Zaimit, mes tyre dhe Luana Vjollca që është hyrja më e re në formacion.
Pjesë nga biseda
Alketa Vejsiu: Mamaq, kur kishe këtë emisionin e Ermalit këtu, ke marrë ndonjëherë ndonjë letër ankimimi nga kolegët? Ndonjë letër poshtë derës?
Ermal Mamaqi: Përjavë merrja.
Alketa Vejsiu: Po kush ankohej më shumë për ty?
Ermal Mamaqi: Po kush të mundej, e kishin me radhë.
Alketa Vejsiu: Se është bërë nami për Dance Albania. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.
Ermal Mamaqi: Për çfarë? Për orarin?
Alketa Vejsiu: Aludo njëherë ti pse..
Ermal Mamaqi: Padyshim që janë xhelozë që të gjithë.
Alketa Vejsiu: Jo i duam shumë që të gjithë. Ankohen se bërtet shumë Orgesa Zaimi, bërtet shumë.
Orgesa Zaimi: Unë kam marrë shumë vërejtje nga fonistët këtu në Klan, a mund ta ulësh pak decibelin.