Gjate mbremjes se djeshme ne “Zemer Luana” nder te ftuar te tjere ka qene edhe kengetarja me fame nderkombetare, Enisa.
Edhe pse kishte veshtiresi me gjuhen shqipe, ajo arriti te permbushte lojerat dhe sfidat e programit duke shkaktuar kuriozitet tek publiku.
Kengetarja ka ndare me ndjekesit e saj ne TikTok disa video nga programi, nje prej te cilave eshte me moderatoren Luana Vjollca.
Mirepo, ajo cka u vu re ishte se shumica derrmuese e komentuesve te saj kane menduar fillimisht se eshte Kim Kardashian dhe jo Luana.
Me pas ata e kane komplimentuar dhe kane pyetur me tej per moderatoren.