Fituesi i çmimit Oscar ishte në qendër të vëmendjes muajin e shkuar kur shkoi në premierën e Berlin-it të fimit të tij më të ri “Bullet Train”, duke veshur një fund të dizenjuar nga Haans Nicholas Mott.
Po, për ju që e keni humbur, ja ku është Pitt i veshur me një fund, të cilin e kishte kombinuar me një xhaketë “matcy matchy” dhe një këmishë ngjyrë salmoni, bashkë me një palë xhizme dhe një varëse.
Ndërkohë, në premierën e filmit në los Angeles, Brad ka zbuluar pse vendosi që të vishej pikërisht kështu në eventin në Gjermani. 58-vjeçari për “Variety” tha thjesht:
“Nuk e di! Të gjithë do vdesim një ditë, kështu që le të bëjmë pak rrëmujë!”
E në fakt veshja ishte shumë e zgjuar për temperaturat e Berlin-it në ditën që Pitt ishte në premierë, duke qenë se ishte pak freskët. Ndërkohë në mediat sociale, kjo lëvizje e artistit të njohur i ndau fansat në dy pjesë, me ata që e dashuruan zgjedhjen e tij të papritur, ndërsa të tjerë që e kritikuan. Jo faktin se si dukej, por për vetë zgjedhjen që nuk u prit edhe aq mirë.
Kjo sigurisht nuk është hera e parë që Brad Pitt vesh fund ose veshje të këtij lloji, mjafton të kujtojmë filmin “Troja”, ku aktori ishte gjatë gjithë kohës në rolin e Akilit duke veshur diçka shumë të ngjashme më fundet.
Ndërkohë në premierën e fundit ai sërish u vesh nga Mott, një tjetër veshje prej linoje, por kësaj radhe pak më “normale”