Një ditë më parë, djali i Adrola Dushit dhe Adis Patushit festoi ditëlindjen.
Troi mori shumë urime ku nuk munguan disa fjalë të ngrohta nga prindërit e tij.
Krahas modeles së njohur dhe Adisi ka bërë një postim emocionues për të birin përmes të cilit shprehet se sa shumë e do atë.
“Toi i babit edhe kur te mos kem më fuqi , do luajmë bashkë dhe ti gjithmonë do jesh fitusi. Gezuar bir ditëlindjen edhe 100 me plot shëndet e dashni edhe pse pa mua afër teje. Babi të do më shumë se jetën e vet dhe të kërkon falje ….. love youuuuuuu my flappyboyyyy”, ka shkruar ai.
Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë komenti i Fifit, partneres së Adisit. “Ma i bukri i botes happy bday to you Troi ”, ka shkruar këngëtarja.