Me 22 gusht në Korçë pritet të performojë këngëtari serb, Goran Bregovic, si pjesë e festës së birrës e cila mbahet çdo vit.
Pjesëmarrja e tij në këtë festë po kundërshtohet nga të famshmit shqiptarë, të cilët kanë hequr dorë nga performanca, si Dafina Zeqiri, Capital T dhe së fundmi Shemi i “Ilirëve”.
E për dallim prej atyre që kanë dal kundër ftesës për të, ka prej tyre që mezi presin ta shohin.
Në profilin e artistit serb në Instagram, ku është bërë njoftimi për blerjen e biletave dje, pati komente të ndryshme.
Një shqiptare, identiteti i te ciles per ceshtje sigurie dhe privatesie nuk mund te behet i ditur ketu, pavaresisht ”zhurmes” se madhe qe kengetari ka krijuar per ardhjen ne shqipri, ajo nuk e ka aspak problem ardhjen e tij perkundrazi, ajo ka shprehur hapur dashurine qe ka per te nepermjet nje komenti.
“Të dua Goran”, ka qenë komenti i saj.
Ndërkohë, shumë të tjerë e kanë ofenduar dhe i thanë se nuk ‘je i mirëseardhur’.