“Të dashurit tim i doli fati”, Sarah Berisha na prezanton me kandidaten e Dj Pm

Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një nga çiftet më të dashur të pubikut. Ata prej shumë mujash tashmë po shijojnë lidhjen e tyre.

Nuk mungojnë postimet në InstaStory ku ata shihen përkrah njëri-tjetrit të lumtur.

Së fundmi në rrjet është bërë virale një lojë, ku vajzat i nisin në rubrikën e mesazheve meshkuj të njohur nënave të tyre për të parë reagimet .

Mirëpo ‘pre’ e këtyre lojërave ka rënë edhe Dj Pm. Sarah ka postuar në InstaStory videot e bisedës gazmore të vajazës me të ëmën duke i shoqëruar me disa shkrime.

“Unë mednoj që vajza dhe mami paskan shije të mirë. Të dashurit tim i doli sërish fati”, shkruan ajo plot humor.