Butrint Imeri dhe Tayna janë dy nga artistët më të angazhuar këtë verë me koncerte dhe projekte të reja.
Së fundmi, ata kanë qenë shoqëruar me njëri tjetrin në një koncert të perbashkët.
Mirëpo, Tayna ka befasuar Butrintin me një dhuratë të veçantë në mes të koncertit.
“Veç pak se kam një surprizë për Butrintin. Pasi ia kam thyer syzet në një koncert në Zvicër ia kam blerë një palë tjetër”– u shpreh këngëtarja.
Pamjet e butrintit duke hapur kutinë e syzeve ‘Prada’ kanë marrë goxha vëmendje në rrjet.
“Tayna faleminderit, e kujdesshme je”– tha Butrinti teksa shfaqet i surprizuar nga ky gjest.