Inteligjenca Artificiale e njohur si “CHATGPT”, pas të cilës fshihet dhe shqiptarja Mira Murati, është kthyer në një vegël të rëndësishme për miliona njerëz.
Pjesë e përdoruesve është bërë së fundmi dhe reperja e njohur, Tayna.
Ajo postoi një foto si fillim në InstaStoryn e saj ku shkroi:
“I thashë Al që të më shkruante një këngë. Kjo po del jashtë kontrollit’, shoqëruar me disa emoji duke qeshur dhe duke treguar tekstin e plotë.
Më pas ajo i kërkon që të bëjë diss për të, po mesa duket Al nuk ia gjeneroi atë që kërkonte, pasi “diss-et” përmbajnë urrejtje dhe gjuhë banale
“A jo s’po bojka as ktu”– shkruan duke qeshur Tayna, pasi një postim më parë u shpreh se mund ti kërkojë IA-së një “diss”.
Chat GPT është një lloj inteligjence artificiale që lejon përdoruesit të ndërveprojnë me një asistent virtual duke përdorur gjuhën natyrore.
Një nga veçoritë kryesore të Chat GPT është aftësia për të gjeneruar përgjigje në kohë reale, bazuar në të dhënat e përdoruesit. Kjo mundëson një bisedë më të natyrshme dhe të rrjedhshme, pasi GPT e bisedës mund të kuptojë dhe t’i përgjigjet një gamë të gjerë pyetjesh dhe deklaratash.
/Lokimagazine.com