Tashmë që hoqi dorë nga gara për çmimin e madh, Olta Gixhari e ka të qartë emrin e banorit që dëshiron të rrëmbejë çmimin e madh.
Në një intervistë ekskluzive me moderatoren e “Fan Club”, Megi Pojani pak pasi la shtëpinë e BBV, Olta u shpreh se “stafetën” ia ka lënë Deas. Madje, aktorja tregoi disa nga këshillat që i ka dhënë në ditët e fundit të qëndrimit në shtëpi banorëve që ajo mbështeste, Deas dhe Qetsorit.
“Dua që Big Brother-in ta fitojë një femër, që është Dea Mishel. Stafetën ia kam lënë Deas. Ajo ishte e vetmja që kuptoi vendimin tim për të dalë. I thashë më ndiq se dua të të lë ca gjëra. E pajtova me Qetsorin, i hapa disa pista në lojë. Kur po dilja, i thashë Qetsorit te veshi që Visi nesër ka ditëlindjen e të atit që ka tetë vite që ka ndërruar jetë dhe t’i qëndrojë pranë”.
Sipas Oltës, katër konkurrentët finalistë të këtij sezoni do te jenë Dea Mishel, Luizi, Qetsori dhe Kristi.