Rreth një javë më parë, Fifi dhe Adis Patushi kanë mirëpritur në jetë vogëlushin e quajtur Theo Mal.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtarja e cila postoi një foto të lezetshme të këmbës së bebushit i cili sapo kishte ardhur në jetë.
Dy ditë më parë, artistja tregoi se ishte rikthyer në shtëpi dhe ishte pritur me një suprizë mjaft të këndshme nga njerëzit e saj të afër.
Këngëtarja ka ndarë në vazhdimësi me fansat të gjithë rrugëtimin e shtatzënisë së saj duke folur për emocionet, frikën që kishte për t’u bërë nënë si dhe eksperiencën pas lindjes.
Dje Fifi postoi në “InstaStory” foton e parë publike me djalin dhe shkroi: “Mama Fifi”. Na bëhet qejfi të shohim se artistja duket tejmase e lumtur.
Ajo gjithashtu ka publikuar një video në platformën “TikTok” ku tregon rreth momentit që djali erdhi në jetë. Fifi u shpreh:
“Një video e shkurtër e ditës që erdhi në jetë im bir. Nuk po e kuptoja çfarë po ndodh me trupin tim e as me bebin kur filluan kontraktimet deri ia dëgjova rrahjet në monitor…kisha frikë. Dhe nuk dua të tregoj përjetimin sesa e vështirë ishte. Thjesht dua të falënderoj Zotin që ndihmoi ta sillja në jetë melaqen. Momenti që e kisha në krahë. Momenti më i bukur në jetë. Bekim. Faleminderit dhe ty (Adisit). Faleminderit shpirt që më bëre të përjetoj ndjenjën më të shtrenjtë në botë. Tani e kuptoj sa të bekuara qenkan nënat.”