Takimi më i sikletshëm i Kiara Titos me një djalë do t’ju bëjë të qeshni me lot

Mbrëmjen e djeshme banorët kanë organizuar një lojë me pyetje, ku kanë treguar ngjarje të ndryshme nga jeta e tyre.

Një nga pyetjet për Kiarën ishte të tregonte një nga momentet e saj më të sikletshme.

Ajo ka treguar sesi ka rënë në puset teksa ishte në një takim me një djalë.

Kjo situatë e ka vendosur tepër në siklet moderatoren, e cila shtoi se personi me të cilin kishte dalë ishte munduar t’ia lehtësonte situatën.

Takimi më i sikletshëm ndonjëherë ka qenë kur unë dola më një djalë që e kisha shumë qejf dhe kur dola nga makina e tij rashë në pusetë. Kam rënë vërtetë. Kam pasur një këmbë jashtë pusetës dhe një këmbë kështu. Se ky ishtë pak tip i hedhur unë kam qenë më e vogël, ishim afër një lokali dhe pastaj mori një zorrë dhe më lante më zorrën e ujit se u bëra komplet më baltë. Isha dhe me fustan. Ai më takoi sërish dhe u dashurua dhe më shumë me mua dhe veprimet e mia“, është shprehur Kiara.