Rita Ora dhe Taika Waititi po vazhdojnë romancën e tyre larg skandaleve dhe thashethemeve për ndonjë krizë.
Dyshja janë në qendër të vëmendjes vazhdimisht për pozitivitetin që përcjellin së bashku.
Së fundmi Taika na ka befasuar me pseudonimin përkëdhelës, me të cilin e thërret Ritën.
Ai e quan të dashurën e tij “zog” dhe këtë e ka treguar përmes një postimi në “Instagram” ku duket fjala e stampuar në bluzen që ka të veshur.
Në këtë postim regjisori ka bërë tag dhe Ritën.