Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të përfolura dhe të dashura për shqiptarët dhe jo vetëm.
Karakteri i saj moskokëçarës ka bërë që Ronela të komentohet shpesh herë nga mediat rozë.
Së fundmi, ajo ka vendosur te shperndaje me ndjekesit e saj disa kujtime te hershme, ku ne forme shakaje nuk heziton aspak te ‘ironizoje’ kengetaren me fame boterore, Shakira.
“Ta dinte Shakira”, shprehet Ronela me mbishkrimin ne foton e femijerise se saj.
Kengetarja nuk e ka lene me kaq, duke na treguar edhe disa foto te tjera shume te bukura nga femijeria e saj.

Ndryshimi i kengetares vit pas vitineshte i dukshem, si ne pamje ashtu edhe ne karakter mund te themi.
Kur behet fjale per thumba Ronela nuk ngurron asnjehere, dhe keshtu ka bere se fundmi ku hodhi disa për një pjesë të artistëve të rinj, që sipas saj nuk kanë as kulturë e as formim artistik.
“Disa nuk e meritojnë t’i ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të kesh kulturë e formim artistik.Sado që unë mund të bëj këngë eksplicite apo balada, mund ta bësh kur njerëzit janë mësuar me ty. Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të të zhdukin ty, në një shtet tjetër kjo nuk do ndodhte. Unë nuk dua të gjykoj. Ske çfarë bën, të paktën të përpiqesh të ecin këngët e tua,” u shpreh Ronela.
