Nuk mori aspak kohë pushimi e pas daljes nga “Big Brother VIP”, Luizi iu kthye menjëherë muzikës.
Përpos koncerteve në të cilat do të performojë, tashmë pritet që këngëtari të bëjë një bashkëpunim me reperin Noizy.
Mirëpo, nuk mbaron me kaq!
Një suprizë e papritur ka ardhur nga ana e Luizit dhe Donaldit, pasi dyshja do të sjellin edhe një bashkëpunim së bashku.
Pak minuta më parë ata kanë ndarë një video ku kanë publikuar një pjesë të këngës së tyre që do të publikohet ditën e premte.
Ndërkohë producenti i kësaj kënge të titulluar “2 shotsa” është Elgit Doda e vetëm nga kjo pjesë e shkurtër mund të themi se do të jetë një super hit.