Personazhet e këtij edicioni të “Big Brother VIP” kanë rrëmbyer jo pak zemrat e publikut dhe jo vetëm.
Shumë figura të njohura kanë mbështetur hapur banorët e preferuar të tyre, ku një nga ata ka qenë edhe Noizy.
Reperi shumë i dashur për publikun ka mbështetur hapur Luizin disa herë me anë të postimeve në rrjetet e tij sociale.
Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP, ku Noizy ka treguar gjithashtu arsyen se pse ka mbështetur kaq shumë Luizin në lojën e tij.
“Pak para shkëmbeva 2 muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ja vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën. Mund të them që është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…” tha ai.