Ftesa e Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë ka nxitur reagime të shumta në radhën e artistëve shqiptarë. Ndër personat që ka reaguar i revoltuar e madje ka kërcënuar se do të dhunojë këngëtarin serb është reperi i njohur, Noizy.
Përmes disa postimeve në Instagram ai u shpreh se Goran Bregovic nuk e njeh askush në Korçë dhe nuk ka pse të jetë i ftuar. Po ashtu ai shkruan se nëse nuk anulohet ftesa, ai do të nxisë fansat e tij, që ta godasin me shishe birre në kokë. Noizy u shpreh se në Shqipëri ndodhej edhe Dua Lipa, kështu që organizatorët e festivalit mund të ftonin atë nëse duan një artist me famë botërore.
Pas kesaj deklarate, Noizy vjen me nje tjeter ide per te bojkotuar Festen e Birres qe do mbahet ne Korce.
Ai ka sugjeruar qe kengetaret me më influence te mblidhen bashke dhe te krijojne nje tjeter feste ne te njejtin orar dhe dite me ate te Festes se Birres, duke ja marre te gjithe fansat kengetarit Serb, dhe duke e bojkotuar ne nje menyre tjeter.
Duhet të bëjmë një koncert t’ia marrim gjithë fansat asaj festës, në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar”
“Duhet të mblidhemi të gjithë artistët e të gjitha zhanreve, të bëjmë një koncert tjetër paralel me atë që ka organizuar Bashkia e Korçës. Dhe iu bëj thirrje artistëve shqiptarë që kanë pranuar të shkojnë te koncerti ku është i ftuar ai, mirë është ta anulojnë atë, le të këndojë vetëm ai tri ditë rresht, pa fansa. S’kam asgjë kundër artistëve të asnjë shteti, por jam kundër një artisti që ka nxitur dhunë kundrejt vëllezërve dhe motrave tona, si ky rasti”, ka shkruar Noizy.