Sipas Drejtueses së Programit të Vaksinimeve në Institutin e Shëndetit Publik, studentët që duan të ndjekin mësimin në auditor duhet të vaksinohen kundër Covid-19, por një kategori e tyre mund të shkojnë në auditor edhe pa qenë të vaksinuar. Bëhet fjalë për studentët që kanë 1-3 muaj që e kanë kaluar Covid-19.
Lajmin e ka dhënë vetë Drejtuesja e Programit të Vaksinimeve në Institutin e Shëndetit Publik, Erida Nelaj, gjatë një interviste për Euronews Albania mëngjesin e sotëm.
“Ata që kanë 1-3 muaj që kanë kaluar COVID mund të shkojë në auditorë të pavaksiuar”, -u shpreh Nelaj, duke shtuar se këta studentë duhet të kenë me vete dokumentin që tregon se kanë qenë pozitiv në këtë periudhë.
Studentët duhet të drejtohen tek Drejtoritë e Shëndetit Publik për të marrë një vërtetim që kanë kaluar COVID”, -tha Erida Nelaj.
Ndërsa studentët që kanë më shumë se 3 muaj që e kanë kaluar COVID, mund të vaksinohen pranë qendrave të vaksinimit.
Ajo tregoi se deri tani mbi 89% e personelit shëndetësor është vaksinuar, ndërkohë që janë vaksinuar 24% e studentëve nga 18-30 vjeç.