Reperi i njohur, Stresi është shpallur fitues i “Big Brother VIP Kosova” pas mesnatës së sotme.
Pas 103 ditësh qëndrim në shtëpi, reperi arriti të fitojë çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, por 10 mijë do i ndahen çdo finalisti.
Në lidhje me fitoren e Stresit, ka bërë reagimin e parë dhe ish partnerja e tij, Keisi.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Keisi shkruan:
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”.