Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova”.
Me shumicë votash nga publiku, ishte Stresi ai që u shpall fitues i çmimit të madh.
Reperi fitoi plot 160 mijë euro nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh, pasi nga 10 mijë u ndanë për finalistët e tjerë, Mbresën, Julianën, Vedatin dhe Artanin.
Pas fitores, Stresi ka bërë një postim falenderues në Instagram-in e tij, ku ka shkruar:
“Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty.
Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë dhe duhet të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di të bëj vetveten time, pavarësisht se njerëzit kanë dyshuar tek unë dhe janë munduar me çdolloj arme të më mposhtin, por nuk është problem. Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mi që do t’ju përcjellë. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë”, përfundoi Stresi.