Megjithëse kohë më parë shprehej se nuk do t’i bashkohej kurrë reality show-t të njohur “Big Brother VIP”, Stresi jo vetëm që u bë pjesë e tij por arriti dhe finalen.
Suksesin e Stresit e mbështet dhe dikur armiku i tij, Noizy.
Reperi ka postuar së fundmi një foto të Stresit në InstaStory dhe i kërkon ndjekësve të tij që t’a votojnë për t’u shpallur fitues i BBV Kosova.
“Votoni për Stresin”, shkruan Noizy.