Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe nga publiku si Stresi, arriti të fitojë reality show-n e njohur “Big Brother VIP Kosova” vetëm pak ditë më parë.
Që në daljen e tij të parë pas 103 ditësh në BBV, Stresi bëri një postim lidhur me Luizin ku i kërkonte ndjekësve të tij që t’a votojnë për tu shpallur fitues.
Mirëpo sërish Stresi ka habitur me veprimin e tij për Luizin. Teksa po performonte në një nga koncertet e tij, ai i ka kërkuar publikut që të mbështesin Luiz Ejllin.