Një nga lidhjet më të përfolura të showbizit padyshim që ishte lidhja e Kejsit dhe Stresit, ku ky i fundit shpesh e ka shprehur dashurine e tij te madhe per te.
Ndarjet dhe ribashkimet e tyre përbënin gjithnjë lajm, por Stresi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, konfirmoi se ndarja e tyre është definitive, megjithese per kete gje nuk eshte aspak i lumtur.
“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, është përgjigjur Stresi.
Ajo cka duket se e ka bere Stresin te ktheje nje pergjigje te tille, paksa te revoltuar, mund te jete dhe fakti se pyetja eshte bere me ikonin e te qeshures me lot, gje qe pak a shume e ben te duket nje pyetje tallese.