Një ngjarje shumë e rëndë tronditi Fierin mbrëmjen e djeshme. Sabrina Benga vetëm 23-vjeçe nënë e një vajze të mitur, u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, 31-vjeçar Elton Metaj, ku disa orë pas krimit ka mundur të arrestoj autorin e kësaj ngjarje tronditëse që i mori jetën të resë.
Për ketë ngjarje kanë reaguar banorë të ndryshëm të zonës, por edhe persona të njohur për publikun sic është edhe ish konkurentja e Përputhen, Sindi Loci.
Në një postim te sajin ne Instagram ajo është shprehur e shokuar nga kjo ngjarje, dhe jo vetëm për këtë! Por, për të gjitha herët qe dëgjojmë se grave u merret jeta padrejësisht dhe barbarisht nga disa kafshë me fytyra njeriu.
Të qenit vetë nje femër, ajo kërkon të drejtat e cdo gruaje dhe ndryshimin e këtij realiteti të trishtë!
“A jeni ne terezi? Ca jane keto kafshe me fytyre njeriu?!!! Si ore i merr jeten ti nje VAJZE 23 VJECARE, NJE NENE TE NJE VAJZE TE MITUR?!!!! Ore ku eshte shteti, sa vajza si kjo dhe Marigona duhet tju merret jeta ne kulmin e rinis per kete shtet dhe kte shqiptari te marri vesh?! Ku eshte policia?! Ku jane te drejtat e gruas?! Sa i trisht eshte ky realitet?! O njerez zgjohuni, ndergjegjsohuni!!!!! Sjeni askushi per ti marre jeten dikujt, sja keni dhen ju e skeni te drejt tja merrni!!!!!!!!! Ketu duhet patjeter nje vizit tek psikologu per te gjithe popullsine se ska mundsi te kryen keto akte nga nje njeri normal!!
STOP KESAJ MARRZIE! STOP! STOP! STOP!”, shkroi Sindi krahas lajmit te trishte.
/lokimagazine