Vjeshta duket se është “stina e frymëzimit” të këngëtarëve shqiptarë, pasi shumë projekte të reja janë publikuar së fundmi. Mirëpo, kështu duket se do të jenë edhe javët në vazhdim. Janë të shumtë këngëtarët, që kanë paralajmëruar se po vijnë me projekte të reja!
Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit disa Instastoy nga Shkupi, në Maqedoni, nga ku ka postuar një foto me këngëtarin Armend Rexhepagiqi e më pas pamje nga një studio muzikore, ku duket kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov. Ndaj, duket se po vjen me një këngë të re, pas pak muajsh pauze. Ajo ka shkruar se shpreson që projekti “të na prekë shpirtin dhe mendjen”, njësoj siç ia ka prekur asaj.
Era Istrefi ndërkohë, po ashtu po vazhdon të punojë në projekte të reja. Këngëtarja e cila ka muaj që nuk ka publikuar këngë të re, ka qëndruar mbrëmë sërish në studio për krijimet të cilat mund të publikohet së shpejti. Para pak javësh, ajo zbuloi për fansat se po përgatitet që të sjellë këngë të reja dhe se mezi pret t’i ndajë ato me publikun. Nuk ka ende detaje nëse projektet janë në gjuhën shqipe apo angleze.
Gjithashtu, pas suksesit të këngës së saj të fundit “Suavele”, Enca ka paralajmëruar projektin e ri muzikor. “Të dashurit e mi, muzika e re po vjen së shpejti, edhe mua më mungoni”, ka shkruar ajo entuziaste.
Nga ana tjetër, Elgit Doda shumë shpejt do të sjellë projektin e ri muzikor. Këtë e bëri të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetin social Instagram. “TL – vjen së shpejti,” shkroi ai, duke ndarë pak sekuenca nga kënga.
https://www.instagram.com/p/CUsopDlDaLq/?utm_medium=copy_link
Edhe reperi Stresi ka treguar në Instagram se një këngë e re po vjen, bashkë me një videoklip. Ai ka ndarë pamjet në Instagram, duke i bërë fansat të presin me padurim.
/news31