Teksa Andi dhe Melisa vijojnë me postimet thumbuese ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale, shumë prej ndjekësve janë të bindur se Melisa dhe Andi po bëjnë lojë për vëmendje.
Dhe këtë ua kanë shprehur edhe në sektorin e komenteve në Instagram.
“S’të eci me këngën tani po bën lojë sikur je ndarë me Andin.”- ka shkruar njëra prej ndjekësve.
Ky koment nuk ka shpëtuar pa një përgjigje nga Melisa.
“Nuk e kam ditur që më ndjekin njerëz aq të fëlliqur me mendje aq të ligë. Shkoni mor merruni me punët tuaja mos më ndiq fare sa rri më lodh trurin me budalliqet e tua. Na jeni bërë të gjithë profesora jete. Ec se e dini rrugën nga me shku!”- është përgjigjur Melisa
Por, çfarë ka ndodhur mes Andit dhe Melisës?
Pak ditë më parë Melisa ndau me ndjekësit disa vargje poezie për ndarjen, ku thuhet se çdo gjë është shembur. Këtij veprimi Andi iu përgjigj me një postim ku shkruhej se ndonjëherë është më mirë t’i lëmë marrëdhëniet të thyhen sesa të demtojmë veten duke bashkuar copat.
Po ashtu, ata kanë fshirë edhe fotot me njëri-tjetrin duke lënë vetëm postime të përbashkëta për reklama.
Kjo nuk është hera e parë që çifti bën të tilla veprime, andaj duken të pabesueshëm në sytë e ndjekësve. Por, a janë ndarë realisht? Është lojë për vëmendje? Apo bëhet fjalë për një zënkë të momentit? Do e tregojë koha.