Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, teksa katër finalistët, Luizi, Efi, Dea Mishel dhe Kristi janë duke shijuar ditët e fundit në shtëpinë e famshme.
Gjatë mbrëmjes së djeshme ata kanë konsumuar një darkë së bashku me ish-finalistët e edicionit të parë, Donald Veshaj dhe Ilir Sharqiri.
Mirëpo gjatë mëngjesit të sotëm banorët janë surprizuar nga një spektakël parashutash në qiell.
Dronat dhe parashutat janë bërë traditë e çdo edicioni të këtij formati dhe nuk kishte si të mos mungonte një spektakël i tillë pak ditë përpara finales së madhe.
Kujtojmë se natën finale do të martohet cifti Luiz-Kiara, lajm i cili u konfirmua edhe nga regjisori Eduart Grishaj.