Sezoni i dytë i “Big Brother VIP Albania” u mbyll me sukses më 7 maj, ku fitues u shpall Luiz Ejlli.
Mirëpo përpos çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, Luizi fitoi edhe dashurinë e jetës, Kiara Titon, me të cilën edhe u martua natën finale, por që më vonë u zbulua se celebrimi ishte një mashtrim i Erion Veliajt.
Megjithatë, Luizi dhe Kiara nuk ishte çifti i vetëm që u krijua në këtë reality show. Edhe Krist Aliaj me Keisi Medinin krijuan një lidhje për ti dhënë fund disa javë më vonë.
Në rrjet u përfol gjithashtu për disa çifte në tentativë, mes tyre Xhonatan Islami me Diola Dostin.
Pavarësisht kimisë që kishin bashkë, Diola u shpreh se Xhonatanin e sheh vetëm si mik dhe asgjë më shumë.
Mirëpo mik e ka patur vetëm në program, pasi jashtë BBV duket se ka diçka më shumë mes tyre.
Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa pamje ku Diola dhe Xhonatani shihen të jenë në të njëjtin vend.
Ka qenë Ronaldo Sharka, aka Sherlock Holmes, ai që ka publikuar pamjet, dhe krahas tyre shkroi: “Diola në të njëjtin vend me Xhonatanin eee? Po fluturoje me parashutë? Ju kapa mat,”-shkruan Sharka krahas postimeve të tyre në Instastory që vërtetojnë që po kanë qenë në të njëjtin vend”.

Kaq mjaftoi që ndjekësit të shprehen të sigurt se mes dyshes po ndodh diçka.
