Tashmë është moderatorja më e njohur në shqipëri, megjithatë pak persona dinë për karrierën e saj. Bëhet fjalë për Bora Zemanin.
Të gjithë e njohin si Bora e “Përputhen” pasi në atë emision ajo arriti kulmin e karrierës ku dhe u krijua afeksioni i publikut.
Mirëpo, moderatorja e ka nisur karrierën e saj si velinë në “Fiks Fare”, me flokë bjond, e më pas prezantuese e emisioneve sportive në Digitalb, shkruan “lokimagazine.com”.
Credits: DigitalbPas largimit nga “Digitalb”, Bora Zemani u bashkua me binjakët Veshaj të cilet krijuan dhe programin e quajtur “3-shat”.
Përpos karrierës në televizion, Bora ka marrë pjesë edhe në Top Fest 6 & 7 si këngëtare.
Gjithashtu, ajo ka qenë pjesë dhe në një sërë skecesh humoristike dhe klipesh muzikore, duke përmendur këngën e Ermal Mamaqit: “Do të vij të djelën”, publikuar 9 vite më parë.
Mjaftuan këto foto që ndjekësit të fillojnë dhe të bëjnë krahasime në rrjetet sociale, ku shprehen se ndryshimi i saj ndër vite është drastik.
Sipas ndjekësve, Bora duket tërësisht ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim tani. Duke filluar nga vetullat, hunda, buzët, por edhe dhëmbët.
Pas një karriere gjithmonë në rritje, Bora Zemanin do ta shohim së shpejti si prezantuese të “Dancing With The Stars”.
/lokimagazine.com