Ditën e sotme, nëna e Luiz Ejllit feston ditëlindjen.
Mirëpo këtë herë këngëtari e ka të pamundur ta festojë ditëlindjen me nënën e tij apo ti bëjë një surprizë pasi ndodhet i izoluar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Megjithatë, një surprizë për nënën e Luizit e kanë menduar ndjekësit e tij, të cilët kanë vendosur të dërgojnë një dron në BBV ku shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit, je mbretëresha jonë”.
Një surprizë që padyshim ka për ti pëlqyer si Luizit ashtu dhe nënës së tij që padyshim e ndjek djalin e saj në BBV.