Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Sot ndër reperët më të paguar, por kjo ka qenë pagesa e parë e Ledri Vulës në koncert

LokimagazineLokimagazine1 September, 2023

Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Soiree’, në një rrëfim të gjatë si asnjëherë më parë, duke prekur momente më të rëndësishme të karrierës, por jo vetëm.

Në fillimet e rrugëtimit muzikor, Ledri është bërë i njohur në kohën kur ishte pjesë e ‘Skillz’ me Visar Shalën.

Ai rikujtoi koncertin e parë dhe pagesën që ka marrë kur është ngjitur për herë të parë në skenë.

“Ka qenë unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni? Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare..”

Jonida Shehu: ‘Kishte pare?’

Ledri Vula: ‘Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha.’

Më tej Ledri shtoi se pagesa e dytë ka qenë 50 euro dhe sigurisht që paratë e para fituara nga muzika ia ka dhënë nënës së tij, Xheraldinës në shenjë mirënjohje që e ka ndihmuar për realizimin e klipit të parë.

Ndonëse e ka nisur me 15 euro, tani Ledri është një ndër reperët më të paguar në tregun muzikor.

Duke qenë se suksesi i tij rritet nga viti në vit, bëhemi kuriozë në lidhje me ambiciet që ka për të bashkëpunuar me këngëtarë me famë botërore.

Por pas përgjigjeve të tij kuptojmë se deri më sot nuk e ka synuar tregun ndërkombëtar, madje ka refuzuar dhe një bashkëpunim me këngëtaren e famshme Iggy Azaela.

“Iggy Azalea mund të jetë një artiste shumë e famshme, por mua nuk më ka pëlqyer ndonjëherë. Fatoni (menaxheri i dikurshëm) ka folur, më ka thënë a do të bësh këngë me të, i kam thënë jo se nuk më hyn kurrëgjë në punë”, është shprehur Ledri Vula.

“As për njohje ndërkombëtare?”, e ka pyetur më tej moderatorja Jonida Shehu.

Ndërkaq Ledri Vula përfundoi: “Nuk më hyn në punë. 2 followers-a më shumë që pas 2 muajsh të bëjnë unfollow. Nëse do kisha ndonjë synim (për tregun ndërkombëtar), nuk do e kisha bërë me Iggy Azelia, por me një tjetërkënd.”

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Irani sulmon bazën amerikane me raketa balistike

Trump kërcënon Rusinë: “Jemi gati të lëshojmë armën më vdekjeprurëse të ndërtuar ndonjëherë”

Zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin në apartamentin 500 mijë eurosh të Françeska Muratit

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.